FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani “lodhet” me Donnarumma-n, zbulohet plani B i kuqezinjve

Milani ende nuk ka mundur që të gjejë gjuhën e përbashkët për rinovimin e Gigio Donnarumma-s. Për momentin ai fiton 6 milionë euro në sezon, ndërkohë që drejtuesit janë gati t’i ofrojnë 7 milionë euro. Agjenti i tij Mino Raiola ka kërkuar 10-11 milionë euro në sezon, teksa është gati që të përfitojë nga kjo situatë për ta larguar falas në një ekip të madh.

Kuqezinjtë duket se janë lodhur prej tij dhe po shohin edhe pista të tjera. Gazeta franceze “L’Equipe” shton se një emër interesant është Mike Maignan, një emër në fakt pak i njohur.

Ai është portier i skuadrës së Lille dhe mund të jetë një zgjedhje ekonomike duke marrë në konsideratë faktin që i përfundon kontrata në vitin 2022. Ekipi francez e vlerëson kartonin e tij me 13 milionë euro. Ndërkohë edhe Hugo Lloris mund të jetë një emër shumë interesant, nëse do të largohet nga Tottenham. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?