FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani mund me “poker” Crotonen dhe rimerr kreun, Ibrahimovic kalon shifrën e 500 golave (VIDEO)

Milani bën detyrën në sfidën e javës së 21-të në “San Siro” kundër Crotones së vendit të fundit. Kuqezinjtë triumfuan me lehtësi 4-0, duke rimarrë kreun e renditjes së Seria A me 49 pikë, 2 më shumë se Interi. Ishte një sfidë e dominuar nga skuadra e Piolit që me kalimin e minutave në pjesën e parë do të shtonte presionin. Në minutën e 30-të, Ibrahimovic kombinon mjaft bukur me Leao-n dhe më pas e dërgon topin në trekëndësh.

Ky ishte goli i 500 në karrierë për suedezin, i cili në fundin e pjesës së parë u shpreh: “500 gola me klube? Do të thotë që kam shënuar disa gola në karrierë, e rëndësishme është që të ndihmoj ekipin në mënyrën më të mirë. Puna ime është që të shënojë dhe të krijojë situata për gol”. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërkohë që në fraksionin e dytë, Ibrahimovic do të shënonte në minutën e 64-t (i 501 në karrierë), pas një asisti të Theo Hernandez.

Crotone humbet totalisht kontrollin e ndeshjes, teksa në harkun e dy minutave do të pësonte dy gola të tjerë, me Ante Rebic që bën çfarë të dojë në zonën e skuadrës së miqve. Në minutat e fundit Milani kurseu energjitë, teksa Pioli nori nga fusha dy sulmuesit që kishin realizuar dopietë për t’i dhënë hapësira Mandzukic. Kujtojmë që kuqezinjtë kanë një kalendar të favorshëm, pasi do të kenë si kundërshtar Spal-in në javën e ardhshme. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Golat e Ibrahimovic në karrierë:

Skuadra Ndeshjet Golat
Psg (2012-2016) 180 156
Milan (2010-2012 / 2020-2021) 122 83
Inter (2006-2009) 117 66
LA Galaxy (2018-2019) 58 53
Ajax (2001-2004) 110 48
Manchester United (2016-2018) 53 29
Juventus (2004-2006) 92 26
Barcelona (2009-2010) 46 22
Malmoe (1999-2001) 47 18
Total 501

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?