Milani në emergjencë ndaj Veronës, Theo dhe Tonali në dyshim

Nuk kanë fund telashet te skuadra e Milanit para ndeshjes ndaj Veronës.  Pas mungesave të konfirmuara të Ibrahimovic, Calhanoglu, Bennacer, Mandzukic dhe Rebic, shtohen edhe dy të tjerë.

Theo Hernandez dhe Sandro Tonali kanë lodhje muskulore dhe nuk do të luajnë si titullarë. Pavarësisht se do të jenë në stol, trajneri Pioli nuk pritet të rrezikojë dhe të dy lojtarët nuk pritet të aktivizohen.

Vendin e tyre do ta marrin Dalot dhe Meite. Pioli në këtë ndeshje nuk do të ketë në dispozicion as Ibrahimovic, Calahanoglu dhe Mandzukic.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?