Milanin pa yllin e skuadrës sonte ndaj Lazios

Të enjten Suso i dhuroi Piolit fitoren e parë si trajner i Milanit, por mbrëmjen e sotme ndaj Lazios, spanjolli nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës për shkak të një dëmtimi muskulor

Lajmi është dhënë nga mediat italiane, sipas të cilave spanjolli është dëmtuar pasditen e djeshme në seancën e fundit stërvitore dhe ka shtuar telashet për trajnerin Pioli, që e ka pranuar se beson shumë te Suso.

Përveç tij, tekniku kuqezi do të duhet të bëjë llogaritë edhe me mungesën e qendërmbrojtësit Musacchio, i cili u dëmtua në ndeshjen ndaj Spalit, megjithatë në vendin e tij pritet të konfirmohet sërish braziliani Duarte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?