FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri i sportit i Iranit: Mund të merret vendimi për të mos shkuar në Botëror

Negociatat e mundshme mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iran mund të ndikojnë drejtpërdrejt edhe në futbollin ndërkombëtar, teksa po afrohet Kupa e Botës 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Sipas raportimeve të BBC, ministri iranian i sportit, Ahmad Donyamali, ka deklaruar se ende nuk ka një vendim përfundimtar mbi pjesëmarrjen e përfaqësueses iraniane. Ai theksoi se vetëm qeveria ose Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare mund të japin dritën jeshile.

“Ekziston mundësia që të merret vendimi për të mos shkuar. Kemi planifikuar një grumbullim në javën e tretë të majit në një vend fqinj për rreth një javë. Nëse garantohet siguria për lojtarët dhe vendi pritës shmang sjelljet e papërshtatshme, atëherë do të merret një vendim i duhur”, u shpreh Donyamali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në krahun tjetër, presidenti i FIFA, Gianni Infantino, është shprehur i bindur për pjesëmarrjen e Iranit: “Irani do të jetë patjetër në Botëror, janë kualifikuar dhe lojtarët duan të luajnë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, situata komplikohet nga qëndrimi politik në SHBA. Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se “prania e tyre në territorin amerikan nuk është e përshtatshme”, duke shtuar pasigurinë rreth këtij rasti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?