FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mirabelli flet për të ardhmen e Donnarummas: Nuk lëmë njeri të na kapë nga fyti…

Drejtori Sportiv i Milanit, Mirabelli ka hedhur dritë mbi të ardhmen e Donnarummas i cili është përfolur në media për një largim të mundshëm nga kuqezinjtë.

Pas protestave në “San Siro”, Mirabelli theksoi se lojtari i talentuar nuk ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Milani, shkruan “Sportmediaset”, raporton SYRI.net.

“Ne nuk kemi nevojë për të shitur askënd. Nëse ndonjë lojtar dëshiron të shitet duhet të na thotë dhe të ndihet i lumtur. Gigio Donnarumma është një djalë i jashtëzakonshëm, ai kurrë nuk ka shprehur dëshirën për të ikur. Ne gjithmonë do ta mbajmë tek Milani, nuk e di pse reaguan tifozët në atë mënyrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të mbështesim djaloshin, është trashëgimi e jona: e dimë se nga vjen e keqja, shpresojmë që ta zgjidhim muajt në vazhdim. Nuk kemi asnjë takim me Raiolën, Donnarumma ka kontratë deri në vitin 2021 dhe nuk kam se çfarë t’i them. Në fillim qesha kur pashë lajmet që kishin dalë, por tashmë situata u bë serioze”, tha fillimisht ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Mirabelli kishte edhe një mesazh për agjentin e mirënjohur Mino Raiolën:

“Do të mbrojmë Milanin nga një zotëri që po prish imazhin tonë dhe atë të klubit. Do t’ia tregojmë vendin. Nuk lëmë njeri të na kapë nga fyti. Besoj se një ditë Donnarumma do ta kuptojë se ku qëndron e mira dhe e keqja. Dhunë morale? Nuk besoj se mund të thuhet diçka e tillë, kurrë! Dikush, një zotëri, po përpiqet që të bëhet njeri spektakli. Lamtumira në janar? Jo, absolutisht. Xhixho duhet të vijë te ne dhe më pas të shohim kushtet”, përfundoi Mirabelli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?