Modelja pohon se ka kryer marrëdhënie me Ronaldon kur e dashura e tij ishte shtatëzënë!

Një yll televiziv thotë se Cristiano Ronaldo ka pasur marrëdhënie seksuale me të duke e tradhtuar të dashurin e tij shtatzënë.

Modelja Natacha Rodrigues ka thënë se ka fjetur me yllin e Real Madridit në shtëpinë e tij në kryeqytetin spanjoll, pasi kishin kaluar disa muaj duke i shkruar njëri-tjetrit.

“E dija se kishte të dashur, por ne u bëmë miq, kishte besim ndërmjet nesh, kishte një lidhje”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ai ishte person i këndshëm dhe pasi kemi shkëmbyer mesazhe për një kohë të gjatë, ishte e mahnitshme të isha me të”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nata jonë e përbashkët ishte e veçantë, mirëpo më pas i thash se do të shkoja në një shou televiziv portugez dhe ai më tha që të mos e bëja”. “Tani mendoj se më ka shfrytëzuar vetëm për seks. Nuk pendohem, sepse të qenit me të ishte si një realizim ëndrre, por ndihem e tradhtuar”, është shprehur 21-vjeçarja për The Sun.

Në ndërkohë, e dashura e CR7, Georgina Rodriguez, e ka sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit, e që është fëmija i katërt i portugezit.

Futbollisti është baba edhe i një djali shtatëvjeçar dhe dy binjakëve të lindur para disa muajsh përmes një nëne surrogate.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?