Mori ftesë nga Sylvinho, reagon Kumbulla: Ëndërr që u bë realitet

“Ëndërr që u bë realitet”, ky ka qenë reagimi i qendërmbrojtësit të Sasuolos, Marash Kumbulla, pasi ka mësuar se është grumbulluar nga trajneri Sivilnjo për të qenë pjesë e kuqezinjve në “Euro 2024”.

Edhe pse ky ishte një sezon shumë i vështirë për Kumbullën pasi u kthye nga një dëmtim i rëndë, ai ia doli të merrte ftesë nga strategu brazilian.

“Krenaria që ndiej tani është e vështirë të shpjegohet. Të luaj në këtë kompeticion duke përfaqësuar vendin tim është një ëndërr dhe më në fund do ta bëj realitet! Do të jetë një turne shumë i vështirë, por jam i sigurt se si skuadër do të japim gjithmonë maksimumin për t’i bërë njerëzit tanë të gëzohen dhe t’ju bëjnë krenarë! Forca Shqipëri!”, – shkruajti Kumbulla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?