FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mos u habisni, Michael Phelps garë noti me peshkaqenin e bardhë

Michael Phelps, mbreti i notit dhe sportisti me më shumë medalje në historinë e Lojërave Olimpike, u tërhoq nga garat pas lojërave të Rios në vitin 2016, mbase edhe për mungesë sfidash.

Por duket se kampioni legjendar ka gjetur më në fund një rival të denjë që do ta kthejë në garë, predatorin më të rrezikshëm të planetit tonë, pikërisht peshkaqenin e madh të bardhë.

Amerikani Phelps do të garojë kundër peshkaqenit si pjesë e një shfaqje televizive që do të transmetohet në korrik. Në një komunikatë për shtyp, Discovery Channel premtoi pikërisht këtë, atletin më të dekoruar në botë, përballë gjahtarit më të zot në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo u konfirmua tërthorazi edhe nga vetë Phelps përmes Twitter. Kampioni postoi një foto të një peshkaqeni të bardhë me batutën: “Bëra diçka që dëshiroja gjithnjë!”

Swiss Digital Mobile Reklama

Se çfarë forme do të ketë sfida mes Phelps dhe peshkaqenit të bardhë është mister i plotë, por zor se producentët do t’i vendosin të dy në një pishinë olimpike.

Në shifra, avantazhi i peshkaqenit është i qartë. Phelps, pavarësisht 31 medaljeve të tij, ka një shpejtësi maksimale prej 9,6 kilometra në orë, ndërsa grabitqari perfekt arrin 40 kilometra në orë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?