Mourinho sulmon ashpër arbitrat pas eliminimit: Shpresoj të mos jetë pasojë e finales së Budapestit!

Skuadra turke u eliminua mbrëmë nga Glasgow Rangers me penallti pasi përmbysi humbjen 3-1 në ndeshjen e parë. Ëndrra për t’u kualifikuar në çerekfinale u penalizua edhe nga disa vendime të diskutueshme të arbitrave.

Në minutën e 117-të, u mohua veçanërisht një penallti që mund të ndryshonte rrjedhën e ngjarjeve: duket qartë prekja në kyçin e këmbës së lojtarit të Fenerbache në zonën e rreptësisë.

Arbitri vijoi lojën dhe VAR-i nuk ndërhyri. Mes protestave nga pankina dhe nga José Mourinho që donte të shihte arbitrin të shkonte në monitor për të vlerësuar ndërhyrjen.

“Nuk mund të them çfarë po kaloj, sepse nuk dua të ndëshkohem nga UEFA. Shpresoj që ajo që na ndodhi këtë vit në Europë të mos jetë pasojë e finales që luajtëm në Budapest. Shpresoj që të jenë thjesht episode të veçuara. Ndeshja me Manchester United, penalltitë, ajo që ndodhi sot … Thuhet se arbitri i VAR-it, Van Bokel, është një nga më të mirët në botë  …

Ai që gaboi te penalltia do ta ketë atë moment në mendje kur të shkojë për të fjetur. Nuk besoj se arbitri i VAR-it do të ketë pagjumësi sonte, do të hajë i qetë dhe do të flejë mirë. Pastaj do të merret sërish me një tjetër ndeshje të madhe gjatë pushimit të kombëtareve. Nga ana tjetër, ne humbëm ëndrrën tonë sonte, na u bë një padrejtësi”.

SHKARKO APP