Muja: Largimi nga Antwerpi ishte befasi, nuk e kuptova atë vendim

Sulmuesi shqiptar, Arbnor Muja u largua nga Antwerp në janar, për t’u transferuar te Samsunspor në Turqi. Muja ka dhënë një intervistë për mediumin belg “hbvl.be”, ku ka treguar disa detaje të pathëna më parë.

“Ky transferim erdhi si befasi për mua. Nuk e kisha ndërmend të largohesha. Antwerpi ishte bërë shtëpia ime e dytë. Për fat të keq, klubi më tha në fund të muajit janar se dashuria më nuk ishte e ndërsjellë.

“Nuk e kam kuptuar plotësisht vendimin e klubit. Por kështu funksionon futbolli. Situata mund të ndryshojë nga dita në ditë. Duhet ta pranosh. Më mungon klubi, tifozët dhe qyteti”, ka deklaruar Muja..

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?