FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mungon vetëm zyrtarizimi, Roma bën gati dy goditje në merkato!

Roma po vijon punën për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri ku do të jetë nën drejtimin e Jose Mourinho. Ky i fundit ka pasur kërkesat e tij specifike, që janë portieri veteran portugez Rui Patricio dhe mesfushori me origjinë shqiptare Granit Xhaka, ndërsa mediat në Itali raportojnë se Roma ka arritur marrëveshjen me të dy këta futbollistë.

Xhaka pritet të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon, plus bonuset, por edhe me opsion për rinovimin edhe një vit të 5-të, ndërsa tani drejtuesit e Romës janë duke sistemuar detajet e transferimit me klubin e Arsenalit.

“Topçinjtë” kanë rënë dakord për një shifër prej 18 milionë eurosh plus bonuset. E njëjta situatë edhe për portierin Rui Patricio, kontrata e të cilit me Wolves skadon verën e ardhshme, por klubi anglez pritet ta lërë të lirë 33-vjeçarin për një shifër simbolike

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?