Nagelsmann ka gati listën e Gjermanisë për “Euro 2024”, ja emrat deri më tani
Julian Nagelsmann do të shpall zyrtarisht skuadrën e tij për UEFA Euro 2024 të enjten, por emrat e parë nga 26 lojtarët, janë zbuluar tashmë.
UEFA konfirmoi në fillim të majit se numri i lojtarëve për kompeticionin kontinental të këtij viti është zgjeruar nga 23 në 26 lojtarë, nga të cilët tre duhet të jenë portierë.
Nico Schlotterbeck i Borussia Dortmund ishte i pari që u zbulua të dielën në mbrëmje nga faqja zyrtare e DFB në Instagram.
Emrat e konfirmuar deri deri më tani:
Portier: Manuel Neuer (Bayern Munich)
Mbrojtësit: Robin Koch (Eintracht Frankfurt), Nico Schlotterbeck (Borussia Dortmund), Jonathan Tah (Bayer Leverkusen)
Mesfushorët: Chris Führich (VfB Stuttgart), Aleksandar Pavlović (Bayern Munich)
Sulmues: Niclas Füllkrug (Borussia Dortmund), Kai Havertz (Arsenal)
KOHA JONË SONDAZH

