Nagelsmann publikon listën e Gjermanisë për në “Euro 2024”, ja yjet që mbeten jashtë

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann ka publikuar sot listën e 27 lojtarëve për Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”. Kapiten i Përfaqësueses gjermane të futbollit do të jetë Ilkay Gundogan.
Pjesë e Evropianit do të jenë Toni Kroos dhe Thomas Muller, ndërsa jashtë listës Nagelmsann ka lënë Mats Hummelsin e Dortmundit dhe Leon Goretzkan e Bayern Muenchenit si dhe lojtarin e dëmtuar, Serge Gnabry-n.
Nagelmsann më 7 qershor ta dorëzojë listën përfundimtare prej 26 lojtarësh. Një portier do të mbetet jashtë Evropianit. Evropiani nis më 14 qershor, ndërsa finalja do të zhvillohet më 14 korrik në stadiumin olimpik të Berlinit.

KOHA JONË SONDAZH

