Napoli rikthehet te fitoret, mund me lehtësi Beneventon (VIDEO)

Napoli rikthehet në rrugën e fitoreve në Seria A. Skuadra e Gattusos fitoi pastër 2-0 sfidën ndaj Beneventos, teksa tashmë e sheh veten në vendin e 6-të me 43 pikë.

Në minutën e 34-të, Mertens u harrua nga mbrojtja mike, duke e pasur të thjeshtë shënimin e golit. Napoli merr zemër nga ky gola teksa 3 minuta më pas shënoi një gol shumë të bukur me Zielinskin.

10 minuta nga fundi i ndeshjes Kalidou Koulibaly u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, por që kishte pak vlera për rezultatin e kësaj sfide. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?