“Ndizet” derbi, tifozët e Milanit dhe Interit mblidhen para stadiumit (FOTO LAJM)
Kore, banderola dhe tymuese. Rreth 500 tifozë të Interit janë takuar së bashku në zonën e “Baretto-s” në San Siro, për të karikuar skuadrën zikaltër në prag të derbit.
Të njëjtën gjë kanë bërë edhe tifozët e Milanit, pa tuajtur distancimin mes tyre. Rregullat e pandemisë nuk po zbatohen në Milano, pasi shumë tifozë nuk kanë veshur as maskë.
Derbi i Madoninës do të luhet në orën 15:00, një orar i pazakontë, por që është përshtatur më shumë për tifozët në Azi.





KOHA JONË SONDAZH

