Në Spanjë janë të bindur, Pogba ka nënshkruar një parakontratë me …
As Real Madrid dhe as Juventus. Destinacioni i radhës së Paul Pogba do të jetë skuadra e PSG-së. Në Spanjë janë të bindur për këtë lajm, teksa shkruajnë se mesfushori francez ka firmosur një parakontratë me skuadrën pariziene.
Pogba-s i përfundon kontrata me Manchester United në qershorin e këtij viti, ndaj dhe është i lirë që të firmosë akord me një skuadër tjetër, pa marrë leje nga Djajtë e Kuq.
Juventus dhe Real Madrid kanë qenë dy destinacione shumë të përfolura për yllin francez, por mesa duket ai ka vendosur që të luajë në Ligue 1 në sezonin e ardhshëm. PSG nuk kërkon të humbasë asnjë okazion, kur bëhet fjalë për futbollistë të mëdhenj që mbeten pa kontratë. /R.Lika-Koha Jonë/