FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në Spanjë janë të sigurt, Mourinho do drejtojë klubin iberik

José Mourinho është një ndër trajnerët më të suksesshëm aktualisht në futbollin Europian.

Portugezi duket shumë pranë transferimit tek skuadra e Realit të Madridit. Lajmin për një transferim të “Special One” tek ekipi madrilen e bën të sigurt gazeta spanjolle “AS”. Sipas kësaj media është vendosur edhe stafi personal i trajnerit, por mungon vetëm data e fillimit të punës së Murinjos tek Real Madridi.

Sipas raportimeve që vijnë nga Spanja, interesimi për portugezin është pranuar edhe nga disa drejtues të Realit, por ka të tjetër që e mohojnë këtë. Ndërkohe, burime pranë Mourinhos konfirmojnë atë që ka shkruar AS. “Çështja nuk është nëse Mourihno do të shkojë në Madrid, por kur do të ndodhë.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?