Nelson Hysa mposht kolumbianin Troncoso dhe fiton titullin “IBO International” për peshat e rënda (VIDEO)
Sporti E Shtunë, 1 Qershor 2024 21:16
Nelson Hysa është fituesi i titullit “IBO International” për peshat e rënda, teksa mundi me KO në Neuchatel të Zvicrës kolumbianin Jeison Troncoso.
Boksieri kuqezi ishte dominues dhe nuk e vuri për asnjë çast në diskutim triumfin, teksa pa u mbyllur raundi i tretë e rrëzoi dy herë kundërshtarin, për të marrë titullin IBO. Kjo ishte fitorja e 17-të në karrierë për Hysën, dhe e 15-ta me KO.
KOHA JONË SONDAZH

