Nëse shënon në Kupën e Botës, Ronaldo thyen një tjetër rekord
Nëse Cristiano Ronaldo shënon ditën e sotme kundër Al Jaziras atëherë ai do të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës për Klube.
5 herë fituesi i “Topit të Artë” nëse shënon do të lerë pas Messin, Luis Suarez dhe Cesar Delgado, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”.
Në total, kjo do të thoshte se Ronaldo do thyente katër rekorde në një javë.
Kujtojmë që sot në orën 18:00 në “Zayed Sports City Stadium” të Abu Dabit Reali i Madridit do të luajë kundër Al Jaziras në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, raporton SYRI.net.
KOHA JONË SONDAZH

