FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nexhipi: Me Teutën short i vështirë, ta mbyllim me fitoren e Kupës!

Goglat në Kupën e Shqipërisë nuk ishin me fat për Kukësin që në fazën çerekfinale do të ketë përballë Teutën. Duke folur për mediat, drejtori i verilindorëve, Nderim Nexhipi, e komentoi si short të vështirë ndaj durrsakëve.

“Është short interesant, Teuta ka ekip shumë cilësor. Pra, do të jetë përballje mjaft e vështirë. Është vetëm një ndeshje direkte dhe ai që do japë maksimumin atë ditë, kalon edhe turin. E dimë se jemi larg kreut të tabelës në kampionat, do të synojmë që në ndeshjet e mbetura të bëjmë sa më mirë. Ka ende shumë ndeshje, ndaj do të luftojmë të bëjmë sa më mirë dhe të afrohemi sa më shumë me kreun.

Kupa, rruga e vetme për Europën? Jemi larg në kampionat, por ka edhe shumë ndeshje nga fundi. Na presin sfida direkte me rivalët dhe mund të bëjmë mirë, nëse japim maksimumin. Skuadra ka pasur shumë oshilacione dhe kjo na ka sjellë në situatën ku ndodhemi. Kemi një grup me lojtarë shumë cilësorë, shpresojmë se do të dalim nga kjo situatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kupa, shpëtim i sezonit? Të mos e themi kështu, pasi jemi klub që futemi çdo vit për trofe. E përsëris, jemi larg vendit të pare në kampionat, por do të bëjmë maksimumin ta mbyllim me trofe këtë sezon. Para shortit nuk kishim preferenca, por do të ishte më mirë që në këtë fazë të përballeshim me një ekip më të dobët, edhe pse janë tek ndeshje dhe mund të ndodhin befasi ndaj kujtdo”, deklaroi Nexhipi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?