Nga 0-2 në 2-2, Fiorentina shmang me dy penallti humbjen ndaj Bolognës

Spektakël, emocione në “Artemio Franchi”. Në ndeshjen e javës së tetë të Serie A, Fiorentina dhe Bologna ndahen në barazim 2-2, në një sfidë të mbushur me episode të diskutueshme dhe ndërhyrje vendimtare të VAR-it.

Bologna e nisi më mirë takimin dhe arriti të kalojë në avantazh në minutën e 26-të me një gol të mrekullueshëm të Castros, i cili goditi fluturimthi me të djathtën, duke mposhtur portierin e Fiorentinës. Në pjesën e dytë, në minutën e 52-të, Cambiaghi dyfishoi rezultatin me një prekje të saktë brenda zonës, duke e futur ndeshjen në binarët e duhur për miqtë.

Por Fiorentina nuk u dorëzua. Në minutën e 73-të, pas ndërhyrjes së VAR-it për një prekje me dorë të Ferguson në zonë, arbitri akordoi penallti që u shndërrua në gol nga Gudmundsson.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skuadra e Piolit shtoi presionin deri në sekondat e fundit dhe në minutën e 94-t, një tjetër prekje me dorë,këtë herë nga Bernardeschi, solli penalltinë e dytë për vendasit. Moise Kean mori përgjegjësinë dhe barazoi shifrat 2-2, duke shpëtuar ekipin e tij nga humbja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?