Nga 3-0 në 3-3, spektakël dhe dy autogola në derbin West Ham-Arsenal (VIDEO)
West Ham dhe Arsenal kanë dhuruar spektakël në derbin mes tyre. Dueli i luajtur ditën e sotme, do të përfundonte në shifrat 3-3. West Ham e mendoi ndeshjen të fituar, pasi pas 32 minutash lojë, ishte në avantazh 3-0. Lingard, Boëen dhe Soucek ishin autorët e golave.
Arsenali i Artetës u fut me një tjetër ritëm në fraksionin e dytë. Soucek dhe Dawson me autogola rihapën sfidën. “Topçinjtë” 8 minuta nga fundi kompletuan thuajse përmbysjen e tyre duke barazuar gjithçka me Alexandre Lacazette. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

