Nga Lezha në Elbasan, sot etapa e dytë e “Turit Çiklistik të Shqipërisë”. Ja rrugët që do të bllokohen

Ditën e sotme do të zhvillohet etapa e dytë e “Turit Çiklistik të Shqipërisë 2026”.

Siç është njoftuar çiklistët pjesëmarrës do të nisen nga Lezha në orën 12:00 dhe do të përfundojnë garën në Elbasan.

-Etapa II-data 19.05.2026
Orari i bllokimit: 12:00
Lezhë–Vorë–Golem–Rrogozhinë – finishi në Elbasan.

Swiss Digital Desktop Reklama

-Etapa III-data 20.05.2026
Orari i bllokimit: 12:00
Elbasan–Belsh–Kuçovë–Lushnjë–Unaza e Fierit – finishi në Vlorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

-Etapa IV-data 21.05.2026
Orari i bllokimit: 12:00
Vlorë–Tuneli i Llogarasë–Himarë–Kuç–Lepincë–Kotë – finishi në Vlorë.

-Etapa V-data 22.05.2026
Orari i bllokimit: 10:00
Vlorë–Rrethrrotullimi i Lushnjës – finishi në Fier.

Policia e Shtetit apelon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë zhvillimit të aktivitetit, si dhe rekomandon përdorimin e akseve alternative në segmentet ku do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit.

Strukturat e Policisë së Shtetit do të jenë maksimalisht të angazhuara për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e këtij eventi sportiv ndërkombëtar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?