Nga Pochettino te Deschampos? Trajnerin e ardhshëm të Realit e vendos … Mbappe

Sezoni aktual po rezulton zhgënjyes për Real Madrid, që rrezikon seriozisht të mbyllë një tjetër vit pa trofe madhor, duke mbetur jashtë garës si për La Liga ashtu edhe për Champions League.

Ky skenar pritet të sjellë pasoja të rëndësishme edhe në pankinë, ku pozicioni i trajnerit Alvaro Arbeloa duket gjithnjë e më i pasigurt. Sipas raportimeve nga Radio Marca, drejtuesit e klubit “los blancos” kanë nisur të projektojnë të ardhmen dhe kanë identifikuar një kandidat kryesor për stolin.

Në “pole position” për të marrë drejtimin e skuadrës është Mauricio Pochettino. Tekniku argjentinas, me eksperiencë te klube si Tottenham Hotspur FC dhe Paris Saint-Germain, konsiderohet si profili ideal për të hapur një cikël të ri në Madrid, falë aftësisë së tij për të menaxhuar grupe me presion të lartë dhe lojtarë elitarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, në vendimin final mund të ndikojë edhe dhoma e zhveshjes, ku një rol kyç mund të luajë Kylian Mbappé. Sulmuesi francez njeh mirë si Didier Deschamps ashtu edhe Pochettinon, dy nga kandidatët më të fortë për pankinën madrilene. Sipas burimeve, Mbappé mund të ketë ndikim indirekt në përzgjedhjen e trajnerit të ri, duke orientuar vendimin e klubit për sezonin e ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?