Nga Veseli te Broja, ja ndryshimet në formacion nga Reja kundër Anglisë

Edy Reja u shpreh në konferencës për shtyp se e kishte në kokë formacionin titullar ndaj Anglisë, por nuk preferoi ta bënte publik. Dy ndryshimet pritet të jenë Vaseli në mbrojtje në vend të Kumbullës, dhe Broja në fazën e avancuar në vendin e Manajt.

Etrit Berisha, kuptohet, do të jetë titullar mes shtyllave, ndërsa para tij, me skemën 3-5-2 do të rreshtohet treshja Ismajli-Gjimshiti-Veseli. Dyshimet janë për krahët e mesfushës. Nëse Roshi do të jetë i gatshëm do të aktivizohet në të djathtë dhe Hysaj në të majtë.

Nëse nuk do të jetë në formën më të mirë, Hysaj zhvendoset në të djathtë, për t’ia lënë vendin Lenjanit. Gjasula në qendër e në krahët e tij Bare e Qazim Laçi. Në vijën e parë, Broja duket i padiskutueshëm, ndërsa Cikalleshi është më avantazhuar se Myrto Uzuni për të qenë partner i futbollistit të Vitesses në sulm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Formacioni: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Ismajli, Roshi, Hysaj, Gjasula, Bare, Laci, Broja dhe Cikalleshi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?