FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një çmenduri e vërtetë, ja sa fitojnë pilotët e Formula 1

Kampion në pistë, por edhe në financa. Leëis Hamilton është piloti më i paguar i të gjitha kohërave. Sipas renditjes të publikuar nga “Formula Money”, anglezi i skuderisë Mercedes mban vendin e parë me 489 milion dollarë të fituara që nga viti 2007 kur debutoi në Formula 1. Në këtë klasifikim llogariten të ardhurat nga kontratat dhe çmimeve të fituara gjatë karrierës.

Megjithëse ka vite që është tërhequr nga pistat dhe vazhdon betejën e vështirë për rikuperimin pas aksidentit të rëndë me ski, Michael Schumacher renditet në vendin e dytë me 464 milion dollarë të fituara në karrierë, pa llogaritur këtu arkëtimet nga e drejta e imazhit, marketingu dhe spotet publicitare.

Pas pilotit gjerman, treshen e parë e plotëson një tjetër pilot i tërhequr nga Formula 1. Ai është Fernando Alonso me 458 milion dollarë të fituara. Me pilotëve të tjerë në aktivitet, në dhjetëshen e parë të kësaj liste renditet në vendin e katërt Sebastian Vettel me 358 milion dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?