Një e diel ndryshe për Kombëtaren ne Kaiserau, me lojëra skarë dhe një ditëlindje (VIDEO)

Kombëtarja kuqezi mbërriti pardje në Gjermani dhe ishte ekipi i parë që shkoi për të luajtur në EURO 2024. Dje ka qenë një ditë speciale për futbollistët dhe stafin pasi trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, kishte caktuar ditën e diel si pushim.

Ata janë argëtuar në kompleksin Kaiserau me lojëra të ndryshme por edhe duke bërë zgarë. Në një video të publikuar në faqen zyrtare të federatës shfaqet ndihmësi i trajnerit, Zabaleta duke pjekur në zgarë. Ambienti duket shumë pozitiv edhe i ngrohtë teksa kanë festuar edhe ditëlindjen e njërit prej pjesëtareve të stafit.

Bëjmë me dije që sot ekipi do të ketë dy seanca stërvitore të mirëfillta në orën 11:00, ndërsa e dyta do të startojë në ora 17:00. Pritet që tanimë puna të jetë e fokusuar vetëm te kundërshtari i parë në Europian dhe Silvinjo do të detajojë rreshtimin me të cilin do të përballojë skuadrën kampione në fuqi të Europës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama
View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?