Njohja e të rinjve me historinë e futbollit shqiptar, FSHF ndërmerr nismën e veçantë

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërrmarë një nismë të veçantë, me qëllim njohjen e të rinjve me historinë e futbollit shqiptar.

Në kuadër të kësaj nisme, FSHF do të mirëpres të gjithë të interesuarit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” për të zhvilluar një vizitë në muzeum, ku të rinjtë do të njihen me datat, momentet historike dhe figurat e futbollit shqiptar.

Së fundmi muzeun e FSHF-së e vizituan disa studentë të Kolegjit Universitar “Qiriazi”, që janë pjesë e “Edukimit Fizik dhe Sporteve” në këtë universitet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Studentët u mirëpritën nga pjestarë të stafit të FSHF-së, që i shoqëruan gjatë vizitës së tyre në muze. Ata u njohën me historinë e futbollit shqiptar nëpërmjet objekteve, relikeve dhe fotove të momenteve historike për një periudhë më shumë se njëshekullore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një eksperiencë unike për të gjithë të rinjtë, që mund të vijnë e të vizitojnë ambientet e muzeut të FSHF-së, për t’u njohur me historinë dhe legjendat e futbollit shqiptar ndër vite.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të vizitojnë muzeun e FSHF-së, mund të dërgojnë kërkesën e tyre në adresën e email-it info@fshf.al.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?