“Nuk kemi humbur një finale 5-0”, Huijsen zbulon detaje nga përplasja me Lautaron (VIDEO)

Përplasja mes Dean Huijsen dhe Lautaro Martinez në ndeshjen mes Real Madridit dhe Interit ka marrë një tjetër kapitull. Mbrojtësi i madrilenëve ka treguar versionin e tij për episodin që tërhoqi vëmendjen gjatë sfidës së Champions League.

I pyetur nga gazetarët se çfarë kishte ndodhur mes tij dhe kapitenit të Interit, Huijsen zbuloi bisedën që parapriu përplasjen.

“Lautaro po thoshte se ne, Real Madridi, po luanim shumë keq. Unë i thashë të respektonte Real Madridin, sepse ne nuk kemi humbur 5-0 në një finale të Champions League dhe ai e ka humbur një të tillë”, deklaroi mbrojtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Huijsen, fjalët e tij provokuan reagimin e sulmuesit argjentinas, i cili më pas e përshkallëzoi situatën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ai e humbi kontrollin në atë moment dhe filloi përplasjen, por unë isha i qetë”, shtoi Huijsen.

Një deklaratë që i referohet humbjes 0-5 të Interit ndaj PSG në finalen e Champions League të vitit 2025 dhe që i jep një tjetër dimension përplasjes mes dy futbollistëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?