Nuk mbyllet debati rreth boksieres algjeriane, Imane Khelif kryefjalë në Lojërat Olimpike

Imane Khelif në Lojërat Olimpike, është një pjesëmarrje që po prodhon ende polemika. Vlerat e larta të testosteronit të boksieres algjeriane janë pjesa që sjell këtë debat.

Khelif nuk u lejua vitin e kaluar të merrte pjesë në Botërorin e organizuar nga International Boxing Association, e përjashtuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar prej vitit 2019. Por CIO nuk mori parasysh këtë situatë dhe e lejoi Imane Khelif të garonte në Paris 2024 pas garave kualifikuese që zhvilloi.

Si për t’i hedhur benzinë zjarrit IBA që për president nderi ka Vladimir Putin ka vendosur të japë 100 mijë dollarë shpërblim për italianen Angela Carini, e cila u dorëzua vetëm pas 46 sekondash për shkak të grushteve të fortë të algjerianes Khelif. Putin njihet për kundërshtimet ndaj personave me sjellje të ndryshme seksuale.

SHKARKO APP