Nuk po rinovon me Juventusin, Milani nis tratativat me Rabiot
Milan është duke punuar për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, ku synimi i radhës është mesfushori i Juventus-it, Adrien Rabiot.
Kontrata e francezit me “Zonjën e Vjetër” skadon më 30 qershor dhe në një situatë të tillë “kuqezinjtë” e Milanos duan të përfitojnë për të bërë të mundur transferimin me parametra zero të 29-vjeçarit.
Sipas raportimeve të medieve italiane, Milan ka kontaktuar me Rabiot për ta bindur për të këtë transferim, megjithatë kjo lëvizje shihet pak e vështirë, pasi paga e francezit te Juventus është shumë e lartë.
KOHA JONË SONDAZH

