Olsi Rama flet si drejtues i Partizanit: Duam titullin e vitit 2016

Tani Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit, do ta shohim shpesh në studiot sportive. Ai sapo është emëruar Drejtor Sportiv i klubit të Partizanit dhe i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Procesi Sportiv”, Olsi Rama tha se gjëja e parë që ka bërë ka qenë dërgimi i një letre në Federatën Shqiptare të Futbollit ku kërkon akordimin e titullin të vitit 2016 për ekipin e Partizanit.

“Që në fillim kontaktova me juristin e klubit dhe hartuam një kërkesë për atë titull, të cilën e kemi dërguar tashmë në FSHF. Me sa di unë, Federata po pret edhe vendimin e Apelit të UEFA-s, për të vepruar më pas. Gjithsesi, UEFA e dënoi Skënderbeun me 1 vit dhe e la jashtë kompeticioneve europiane, megjithatë, ne kemi durim dhe do presim të shprehet edhe Apeli”, tha Olsi Rama.

Titulli i sezonit 2015-2016 u fitua nga skuadra e Skënderbeut, ndërsa Partizani u rendit në vendin e dytë. Megjithatë, disa muaj më pas, UEFA vendosi të dënojë klubin korçar me një vit përjashtim nga garat europiane, për shkak të trukimit të disa takimeve, mes tyre edhe ndeshje të Superligës. Pikërisht për këtë arsye, klubi i Partizanit kërkon heqje ne titullit të Skënderbeut dhe akordimin e tyre “të kuqve”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?