Olympiacos fiton Conference League, Fiorentina dështon sërish në finale
Aktualitet Sporti E Mërkurë, 29 Maj 2024 23:48

Olympiacos fiton edicionin e tretë të Conference League. Grekët triumfuan në Athinë aty ku mposhtën Fiorentinën vetëm pas kohës shtesë 1-0, teksa goli vendimtar u shënua nga El Kaabi në minutën e 116.
Sulmuesi realizoi me kokë duke fituar dyluftimin me Ranierin. Në fund, Fiorentina u desh të dorëzohej duke humbur të dytën finale radhazi në Conference League.