FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pak orë para ndeshjes ndaj Shqipërisë, 3 yje të Anglisë probleme me ligjin

Pak orë përpara përballjes me Shqipërinë në eliminatoret e Botërorit 2022, disa nga lojtarët kryesorë të Anglisë kanë marrë lajme të këqija nga vendi i tyre. Harry Kane, Sterling dhe shumë futbollistë të tjerë janë përfshirë në një hetim nga zyra e taksave në Britaninë e Madhe, e cila kërkon prej tyre të kthejnë një pjesë të fitime siç e parashikon ligji.

Hetimi bazohet në lidhje me paratë e fituara nga e drejta e imazhit, të cilat paguhen nga Federata Angleze e Futbollit. Sipas mediave angleze përfaqësuesit e federatës dhe avokatët e lojtarëve u takuan me zyrën e taksave, e cila iu kërkoi që të gjitha pagesat të taksohen siç duhet.

Marrëveshjet rreth të drejtave të imazhit e bëjnë Federatën Angleze të paguajë yjet e saj më të njohur për të marrë pjesë në aspektet promovuese dhe komerciale të përfaqësimit të ekipit kombëtar. Lojtarët e “3 Luanëve” do të marrin secili rreth 100,000 paund në vit në këmbim të imazhit që përdoret në fushatën e promovimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?