FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Panucci e thotë troç: Agolli do jetë 38 vjeç për Europian, por kërkoj zëvendësin

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Christian Panucci ka dalë sot para mediave për të folur për ekipin. Një nga temat e rëndësishme dhe e prekur që në fillim të konferencës ishte ajo e kapitenit të skuadrës, Ansi Agolli.

Panucci u pyet pse shmanget Agolli dhe ai u shpreh hapur për shkak të moshës. Panucci tha se Agolli bën 36 vjeç në tetor, ndërsa për Europianin e 2020 do jetë 38 vjeç, ndaj theksoi ai po kërkon diçka tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duhet thënë se Agolli në tetor bën 36 vjeç dhe kampionatet europiane janë në 2020. Ne kemi për detyrë të provojmë të gjejmë dikë tjetër.
Kam folur me të dhe i kam thënë se nëse do kem nevojë do ta kem në konsideratë. Por kemi për detyrë të kërkojmë diçka tjetër. Jam i qartë, në atë që them, 36 në tetor, 38 në Europian. Për këtë duhet të kërkojmë diçka tjetër. Do të kisha dashur, edhe sepse është një profesionist shumë serioz, ta stërvitja kur ishte 20-30 vjeç por po shkon 36 vjeç dhe kam për detyrë të kërkoj diçka tjetër”, deklaroi Panucci.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?