FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Partizani bën “paqe” me Teutën, por ka polemika për një gol të anuluar (VIDEO)

Partizani dhe Teuta nuk përfitojnë nga ndalesa e Laçit, duke e mbyllur sfidën mes tyre në barazim pa gola. Çinari dhe Bardhi provuan me goditje nga distanca në fraksionin e parë, por pa mundur që të gjejnë golin.

Në të dytën, Teuta shpërdoroi një mundësi të mirë me Krasniqin, që nuk arriti të shfrytëzonte një rast në zonë. Partizani në krahun tjetër do të gjente golin në minutën e 74-t me mbrojtësi Bitri, por arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje. Nga pamjet duket një pozicion i dyshimtë që mund të shkaktojë shumë polemika.

Partizani dhe Teuta mbajnë vendin e tretë dhe të katërt në renditje me nga 43 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?