FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Partizani dhe Laçi bëjnë “paqe” në Elbasan, afrohen më shumë me Vllazninë (VIDEO)

Partizani dhe Laçi humbasin mundësinë e artë për të përfituar nga ndalesa e radhës e Vllaznisë. Në “Elbasan Arena” supersfida e kësaj fundjave do të dhuronte shumë emocione, por në fund të dyja dalin me nga një pikë nga rezultati 1-1.

Fraksioni i parë dhuroi shumë emocione, por pjesa më e madhe e ndeshjes u luajt në mesfushë atje ku duelet ishin të shumta. Në fundin e pjesës së parë, Çinari shënoi një gol të bukur me një goditje në hyrje të zonës.

Laçi futet me një tjetër ritëm në pjesën e dytë, teksa do të merrte shumë shpejt edhe shpërblimin. Në minutën e 64-t, Harmon realizon me një goditje me kokë, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me gjithë këmbënguljen dhe rastet në të dyja portat rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Partizani mbetet në vendin e dytë me 28 pikë, 3 më pak se Vllaznia, ndërkohë që kurbinasit kanë një pikë më pak. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?