Partizani ende jo gati për kampionatin, mundet në miqësoe nga Egnatia

Egnatia zhvilloi sot edhe një test miqësor përballë një kundërshtari prestigjoz si Partizani i Ilir Dajës, ndaj të cilit arriti të triumfojë me rezultatin minimal 1-0, ndërsa goli u shënua nga shkodrani Ndriçim Shtubina, në fundin e pjesës së parë me penallti.

Nuk munguan protestat nga stafi i Partizanit, që edhe pre bëhej fjalë për thjesht një ndeshje miqësore, nuk u pajtuan me vendimin për akordimin e penalltisë, pasi kishin pretendime se faulli ishte bërë jashtë zonës.

Egnatia konfirmon se është në rrugën e duhur për të provuar ngjitjen në Superiore këtë sezon, ndërsa trajneri Ilir Daja tani e ka të qartë se ka ende shumë punë për të bërë për sezonin e ri.

Fotografia e FK Partizani Albania

SHKARKO APP