Pas Suarez, Koeman u “tregon derën” edhe dy futbollistëve të tjerë
Nuk do të largohet vetëm Luis Suarez nga Barcelona. Mediat iberike njoftojnë se trajneri i ri i Barcelonës Ronald Koeman i ka bërë të ditur edhe dy futbollistëve të tjerë se nuk pjesë në planet e tij.
Bëhet fjalë për Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic, të cilët nuk kanë bindur në sezonin e fundit. Strategu holandez ndërkohë po planifikon rikthimin e Coutinhos nga huazimi te Bayerni, por jo më për ta shitur,
Ofertat për Vidal janë shumë të pakta, ndërkohë që Rakitic me shumë mundësi do të rikthehet te Sevilla, duke refuzuar një kalim të mundshëm në Itali. /R.Lika-Koha Jone/