Pele zbulon se kush lojtar do ta fitojë ‘Topin e Artë’

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është në qendër të vëmendjes nga gjitha mediat botërore, pas lajmeve se mund të largohet gjatë verës nga “Santiago Bernabeu”.

E përditshmja sportive portugeze, “A Bola”, gjatë ditës së premte lëshoi “bombën” duke raportuar se katër herë fituesi i “Topit të Artë”, dëshiron të largohet nga Spanja.

Bëhet e ditur se e gjitha kjo po ndodh pasi portugezi është i dëshpëruar pas akuzave për evazion fiskal prej 14.7 milionë euro dhe nuk e ndjen përkrahjen e Real Madridit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sido që të jetë, legjenda e futbollit botëror, Pele, nuk ka dashur të flasë për gjëra të tilla, por për atë se cili është lojtari më i mirë në botë, duke zgjedhur mes Leo Messit e Cristiano Ronaldos.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pele thotë se nuk ka asnjë dyshim se sot për sot CR7 është më i miri në botë, sinjale këto se portugezi është rrugës së mirë për të fituar sërish “Topin e Artë”, që do të ishte i pesti në karrierë.

“Sot për sot nuk ka dyshime, Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë”, tha Pele.

Nëse Ronaldo fiton sërish “Topin e Artë”, do të barazonte Leo Messin, i cili është fituesi i pesëfishtë të këtij çmimi, më shumë se çdo lojtar në historinë e futbollit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?