Përdhunoi në grup vajzën shqiptare, Robinho fillon të “paguajë” dënimin e tij

Placeholder Image

Futbollisti brazilian Robinho ka filluar të vuajë pasojat pas akuzave për përdhunim në grup të një adoleshenteje shqiptare në vitin 2013, për të cilin iu dha dënim me 9 vite burg pak javë më parë.

Ai ende ka mundësinë për të apeluar, megjithatë efekti negativ i akuzave ka filluar. Si fillim, ekipi i Santos, klubi në të cilin Robinho po priste me padurim transferimin, i ka mbyllur dyert.

Në një intervistë për ESPN, presidenti i ri i Santos, tha se politika e re e klubit kërkon të sjellë në ekip lojtarë me imazh të mirë, dhe Robinho tani nuk po kalon një moment të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shpresoj që Robinho të jetë i pafajshëm, por për momentin nuk mund ta marrim në klubin tonë. Nuk është profili që po kërkojmë. Nuk mund të vëmë në diskutim vlerat e klubit tonë,” tha Presidenti i Santos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?