FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Perez zbulon arsyen pse kërkon të largohet Ronaldo: Nuk është evazioni fiskal, kush paguan 880 mln pound mund ta marrë

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka theksuar se Ronaldo është i lirë të bashkohet me Manchester United, nëse ata paguajnë klauzolën e lirimit prej 880 mln pound. Florentino Perez foli në një prononcim për stacionit spanjoll, “Onda Cero”. Fituesi i katër herë të Topit të Artë, dëshiron të largohet nga “Bernabeu”,  pasi siç thotë edhe Perez, është i mërzitur me situatën në përgjithësi. Perez, i cili është rizgjedhur si president i Real Madridit për të pestën herë, insiston se ai synon të zgjidhë situatën me Ronaldon.

32-vjeçari është akuzuar për mashtrimin e qeverisë spanjolle prej 13 milionë pound në tatimin e papaguar dhe ai mendohet të jetë i pakënaqur me mungesën e mbrojtjes nga klubi. Por Perez e ka hedhur poshtë këtë akuzë. Ka pasur raporte që Real Madrid do të jetë gati të paguajë shumën në mënyrë që ta mbajë Ronaldon në klub, por Perez e ka hedhur poshtë këtë ide, duke pretenduar se nuk është ajo që do të dëshironte lojtari.

“Nuk kam folur me Cristiano që nga finalja e Ligës së Kampioneve, kam dëgjuar thashethemet nëpër media”. Ai shtoi: “Cristiano është një njeri i mirë dhe ai po trajtohet si një kriminel. Unë do t’i flas atij pas Kupës së Konfederatave. Unë nuk mendoj se ai është i mërzitur me ne, mendoj se ai është i mërzitur me situatën e përgjithshme.  Pra, nëse një klub nuk është gati ta paguajë shumën prej 880 mln paund, ai nuk do të largohet”, u shpreh Perez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?