Përjashtohen përgjithmonë nga futbolli tre lojtarët e Këlcyrës, dhunuan arbitrin
Tre lojtarët e ekipit të Këlcyrës janë përjashtuar përgjithmonë nga futbolli. Vendimi është marrë nga Disiplina.
Ngjarja erdhi si pasojë e dhunës në ndëshjen Përmet-Këlcyrë. Ndeshja u ndërpre në minutën e 82 pas akordimit të 11 metërshit në favor të ekipit të Permetit nga gjyqtari Albi Paço.
Kjo ka ardhur si pasojë e një konfrontimi mes lojtarëve të Këlcyrës dhe arbitrit. Më pas lojtarët e Këlcyrës Entilion Kamberaj, Klodian XHakollari, Andi Hina i janë sulur gjyqtarit Paço duke e dhunuar. Ndeshja u konsiderua e humbur në tavolinë me rezultatin 3-0.
KOHA JONË SONDAZH

