Përkrah Modriç, mesfushori kuqezi zgjidhet në formacionin e javës në Serinë A
Medon Berisha po tregon sesa vlen në një kampionat shumë të fortë si Seria A. Mesfushori kuqezi, edhe pse nuk shihet si zgjedhje e parë nga trajneri Silvinjo, po vërteton se meriton më shumë hapësira. Këtë e tregojnë forma që po kalon, por edhe vlerësimet që po merr në një kampionat shumë prestigjioz dhe i vështirë si ai italian.
Në ndeshjen e kësaj jave, që skuadra e Leçes humbi me shifrat 3-2 ndaj Udinezes, Berisha shënoi një supergol me goditje dënimi, përpos faktit se ishte edhe thuajse i pagabueshëm në lojën e tij në mesfushë.
Pikërisht për këtë arsye, ai është vlerësuar me notën 8 nga “SofaScore”, që ka marrë për bazë statistikat që prodhoi gjatë ndeshjes një fjalë. Një notë që ka mjaftuar për të përzgjedhur Berishën në formacionin më të mirë të javës së 8 në Serinë A. Aty ai rreshtohet në një mesfushë me emra të njohur si Modriç, Anguisa e Salemakers, falë një paraqitje ku Berisha tregoi se nuk ishte rastësi që klubi i kishte besuar fanellën me numrin 10.
KOHA JONË SONDAZH


