FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pioli: Nuk firmos për barazim, duam rikthimin në krye!

Milani do të ketë një duel të ndezur nesër në mesditë ndaj Interit. Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli në konferencën për shtyp deklaroi se ekipi i tij do të hyjë në fushë vetëm për fitore.

“Gjithmonë kam besuar te puna jonë dhe tek ambicia e këtij klubi. Kemi nisur një rrugëtim që po na dhuron rezultate shumë të mira. Kemi dëshirë për të zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Interit, duam të rikthehemi në krye të Serie A.

Nuk është një ndeshje vendimtare, por sigurisht që ka një rëndësi të madhe. Dy ndeshjet tona të fundit nuk kanë qenë ndër më të mirat, por nuk na e kanë hequr bindjen dhe sigurinë te cilësitë dhe forca jonë. Nesër do të shihni një Milan më të fortë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rrezikojmë të humbasim nëse futemi në fushë me idenë e marrjes së një barazimi, kështu që duhet të zbresim në fushë me dëshirën për të marrë tre pikët. A firmos për një barazim? Absolutisht jo. Duhet të luajmë si skuadër, kolektivi nxjerr në pah edhe cilësitë individuale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kush është më vendimtar mes Ibrës dhe Lukaku-t? Mes Ibrës dhe Lukaku-t zgjedh gjithë jetën Ibrën. Çfarë ndodhi mes tyre? Ajo që ka ndodhur, ka kaluar tashmë. Do të jetë një ndeshje me intensitet të lartë, por nuk do të mungojë respekti dhe sportiviteti. A do ta vendosë Ibrahimovic derbin? Milan duhet të luajë si skuadër. Është grupi që nxjerr në pah cilësitë e individit. Duhet të krijojmë kushtet e duhura që individët të jenë vendimtarë”, deklaroi Pioli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?