Pioli: Rëndësi ka kualifikimi, do të përmirësojmë gabimet!
Milani i Stefano Piolit arriti të siguronte kalimin në fazën e 1/8-ve të Europa League. Kuqezinjtë eliminuan serbët e Crvena Zvezdës pas dy barazimeve teksa iu falin një goli më shumë të shënuar në fushë kundërshtare pasi përballja e San Siro u mbyll në barazim 1-1. Pioli thuri elozhe për Crvena Zvezdës teksa shtoi se kjo është një periudhë jo e mirë për skuadrën e tij.
“Skuadra mund të jetë e re, por është e pjekur. Është e qartë që nuk jemi në momentin tonë më të mirë. Fitoret e shumta na dhanë energji dhe besim, elementë që po na mungojnë pak. Është për të ardhur keq që nuk e kontrolluam më mirë situatën, duke pasur më shumë saktësi në pasimet tona. Gjithsesi gjëja më e rëndësishme ishte të kualifikoheshim kundër një ekipi që na shkaktoi probleme në të dy dyja ndeshjet. Në ndeshjen e parë nuk e kërkuam golin e tretë dhe fjetëm mbi dafina. Në ndeshjen e dytë nuk vepruam njëlloj, patëm mundësi shënimi me Rebic dhe Ibrahimovic. Në këtë nivel detajet bëjnë diferencën.
Nëse mendojmë për sezonin tonë, ka plot gjëra pozitive. Sezoni nuk mbaron këtu, fitimi i Europa League të jep një vend në Champions League. Jemi duke bërë më shumë gabime dhe nuk jemi aq të fortë sa kemi qenë në të kaluarën, por është me shumë rëndësi që u kualifikuam. Mendoj se kemi të bëjmë me një lodhje psikologjike të skuadrës, jo fizike. E kemi nisur gjithçka në raundet eliminatore. Unë përpiqem të karikoj skuadrën gjatë gjithë lojës, t’u jap atyre motivimin e duhur. Ndoshta ata ende nuk kanë nisur ta ndjejnë presionin. Po bëjmë një sezon të mirë dhe duke kaluar në momente të vështira na ndihmon të bëhemi më të fortë në të ardhmen”, deklaroi Pioli.
KOHA JONË SONDAZH

