Piolio largon presionin: Ndaj Juventusit ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare!
Stefano Pioli kërkoi të largonte presionin ndaj futbollistëve të tij në konferencën për shtyp para duelit ndaj Juventusit. Strategu i kuqezinjve konfirmoi dhe rikthime të rëndësishme lojtarësh.
“Juve nuk e nisi mirë, por tani ndodhet në një moment të shkëlqyer. Një paraqitje normale nesër nuk do të mjaftojë, por do të duhet një paraqitje e nivelit të lartë. Nesër është një ndeshje e rëndësishme. Nuk do të jetë vendimtare, por e rëndësishme, sepse Juventusi ka qenë i pamposhtur në 8-9 ndeshje dhe po rifiton pikët e humbura rrugës. Fitorja nesër do të ishte shumë e rëndësishme për renditjen tonë.
Kemi tri rikthime të rëndësishme: Calabria, Romagnoli dhe Bennacer. Ata janë mirë, të gjithë në dispozicion. Ibra është mirë dhe gati, si të gjithë ne. Ideja për të luajtur me Ibrën dhe Giroud njëherësh? Jo, jo tani. Dhe sidomos jo në fillim të lojës. Ne kemi ekuilibrin tonë si ekip. Pastaj, në zhvillim e sipër të lojës, kjo mund të jetë një zgjidhje.
Brahim Diaz? Ai kishte një rënie të gjendjes fizike më parë, tani e shoh të freskët dhe guximshëm si në fillim të sezonit. Nuk ka qenë gjithmonë vendimtar në ndeshjet e fundit me topin, por ka qenë vendimtar me lëvizjet. Performancat e tij po rriten, por unë pres qartësisht lojëra vendimtare prej tij.
Si mund t’ia dalim ndaj Juves dhe Interit? Kemi shumë cilësi, sidomos në nivel teknik dhe mental, luajmë me energji dhe vitalitet të madh. Pastaj ka vështirësi, por ato mund të kapërcehen nëse luan si ekip”, deklaroi Pioli.
KOHA JONË SONDAZH

