Pirlo nuk njeh moshë, shënon super gol nga goditja e dënimit (VIDEO)

Është 45 vjeç dhe prej tetë vitesh nuk luan më futboll në nivel profesionisti, por Andrea Pirlo tregon se mosha nuk e zbeh cilësinë dhe klasin.
Në ndeshjen e bamirësisë mes legjendave të Milan dhe Tottenham, Pirlo bëri që gjithë stadiumi të çohej në këmbë dhe të duartrokiste “perlën” e tij nga 25 metra.
Edhe pse ka 8 vite në pension, Pirlo tregoi klas dhe goditi objektivin si gjithmonë, ndërsa portieri Michel Vorm pa topin duke u futur në rrjetë dhe nisi duartrokitjen.
Goals, entertainment and a Pirlo peach in the charity match 🤝⚽
Watch the highlights on our YouTube channel 👉 https://t.co/Wqkay3eV2m 📺#MilanGlorie #SempreMilan pic.twitter.com/iqBShB9byy
— AC Milan (@acmilan) March 23, 2025