Plani financiar i Milanit hidhet poshtë nga UEFA: Ka paqartësi në mënyrën si do të shlyet borxhi!

Dokumentacioni prej 150 faqesh i Milan për “voluntary agreement” është hedhur poshtë nga UEFA. Lajmin e bën të ditur vetë klubi italian i cili njofton se organizata më e madhe drejtuese e futbollit në Europë nuk e ka pranuar planin e tyre për shlyerjen e borxheve.

“Dhoma e hetimit në organin e pavarur të kontrollit financiar të klubeve pranë UEFA ka analizuar kërkesën e paraqitur nga AC Milan për sa i përket “voluntary agreement”, i parashikuar nga rregullorja e FFP (Financial Fair Play. Pas një kontrolli të kujdesshëm të gjithë dokumentacioneve të paraqitura dhe shpjegimeve të mara, UEFA ka vendosur për të mos pranuar “voluntary agreement” me AC Milan. Në veçanti, dhoma e hetimit, ka konsideruar se sot ka ende paqartësi për mënyrën si do të shlyhet borxhi i klubit deri në tetor 2018 dhe për garancitë e ofruara nga aksionarët kryesorë. AC Milan do të vazhdojë të jetë në monitorim dhe situata do të vlerësohet sërish në muajt e parë të vitit 2018.”-thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Ishte hera e parë që një klub kërkonte futjen e “voluntary agreement”, e reja e UEFA-s për fair-play financiar, rezervuar klubeve me pronarë të rinj. Por çfarë është “voluntary agreement”? Një klub mund të dalë nga rregullat e fair-play financiar me lejen e UEFA-s, me jo më shumë se 30 milionë euro në vit, me një plan të qartë biznesi që në harkun e disa viteve, jo vetëm do të shlyejë borxhin, por do të kthehet brenda parametrave ekonomik të lejuara nga qeveria e futbollit europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se fair-play financiar i detyron klubet të shpenzojnë aq sa fitojnë. Milan dërgoi një dokument me 150 faqe, i cili u shqyrtua në zyrtar e UEFA për ditë të tëra, por projekti nuk u pëlqye dhe u hodh poshtë nga vetë drejtuesi i dhomës së hetimit financiar, Yves Leterme, ish-kryeministër i Belgjikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?